Dikush tentoi të presë gypin kryesor të oksigjenit në Spitalin e Tetovës ku po trajtohen 120 pacientë
Një tragjedi e rëndë ka mundur të ndodhë sot në Tetovë, nëse një person i pa njohur do ta realizonte deri në fund qëllimin e tij për të prerë gypin e furnizimit me oksigjen të Qendrës Covid.
Fatmirësisht, e gjithë kjo ka mbetur në tentativë, informon Tetovasot.
Nga Spitali i Tetovës mësohet se personi ka arritur të presë me mjet të mprehtë një gyp tjetër e jo gypin kryesor të oksigjenit. Nëse do të kishte arritur ta bënte këtë, sot 120 pacientë me oksigjen do të ishin të vdekur.
Policia dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbulimin e arsyes përse ka dashur të bëjë një akt të tillë.(foto arkiv)./Mediafokus.info/

