Disa persona sillen me natyrën aq keq, sikur njerëzimi të kishte planet rezervë për ta vazhduar jetën
Shpatet e Stanishorit janë një vend i mrekullueshëm për pushim ditor dhe rekreacion, ani pse këto ditë të pandemisë së koronavirusit nuk mund të shfrytëzohen.
Por, e keqja është se një numër i madh i njerëzve sillen aq keq me natyrën, sikur të kishin një planet tjetër rezervë për të vazhduar jetën.
I shfrytëzojnë këto bukuri të papara dhe lënë prapa grumbuj mbeturinash.
Madje dëmtojnë edhe elementet për ushtrime dhe ulëset për pushim.
Në njërën nga këto foto shihet se si një dorë e keqe e ka shëmtuar këtë bukuri natyrore.
Në foton tjetër shihet shembulli i qytetarisë, ku dy persona kanë mbledhur gjithë ato mbeturina dhe po i largojnë në vendin e duhur.
Dikush i ka përgëzuar për këtë gjest këta dy qytetarë: “Ju lumtë Berat Isufi dhe Ismajl Huruglica”.
Për të qenë korrekt me këta dy persona, për shkak të vendimit për masat parandaluese, si portal duhet të sqarojmë se fotot nuk janë të ditës së sotme./mediafokus.info



