Disa persona dyshohet se janë plagosur me armë zjarri në qendër të Prishtinës

Një incident dyshohet të ketë ndodhur në një lokal në qendër të Prishtinës.

Burime të KALLXO.com thonë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka persona të plagosur

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe autoambulanca.

Policia e ka bllokuar zonën. Portali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të kuptuar më shumë detaje në lidhje me incidentin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk janë përgjigjur.