Disiplina pozitive do të thotë që të dëgjoni mendimet e fëmijës por të mos keni frikë për të vendosur kufizime dhe kufijtë të qartë për sjelljen
Disiplina pozitive vepron duke garantuar që fëmija të dojë t‘ju kënaq dhe të ruaj marrëdhëniet e mira që keni krijuar.
Nëse zhvilloni tek fëmija besim dhe gatishmëri për të bashkëpunuar, do të jeni të dy në të njëjtën anë.
Personaliteti dhe temperamenti i fëmijës do të ndikojnë në metodat që japin rezultat.
Një fëmijë i qetë dhe i lehtë për tu kontrolluar mund të ketë nevojë vetëm për kujtesa të lehta për disiplinë.
Një fëmijë më sfidues mund të ketë nevojë për më shumë punë nga prindërit për të nxitur të sillet mirë, të ndjekë udhëzime, të respektojë rregullat (Hamlyn, 2011).
Strategjitë për disiplinë pozitive
Shoqërizimi që nga lindja duhet të reagoni ndaj fëmijës me dashuri dhe të vendosni gradualisht rutinat. Me rritjen e fëmijës, duhet ti mësojmë të drejtën nga e gabuara, duke i shpjeguar rregullat e sjelljes dhe rëndësinë e respektimin e nevojave dhe pikëpamjeve të të tjerëve.
Vendosja e kufijve – një fëmijë e di thellë-thellë se vendosja e kufizimeve tregon se prindërit e tyre tregojnë kujdes për të.
Fëmija kupton gradualisht se kufijtë janë për të mirën e tij dhe mund ta konsiderojë tolerancën e tepërt si indiferencë.
Është normale që një fëmijë ti vërejë kufijtë në provë dhe është një pjesë e domosdoshme e rrugës drejtë pavarësisë.
Pasojat e natyrshme – Kjo do të thotë ta lejoni fëmijën të provojë pasojat që rrjedhin nga sjellja e tij, nëse ju nuk ndërhyni. shembull, nëse nuk ha, fëmija do të ketë uri dhe nëse nuk vesh pallton, do të ketë ftohtë.
Lidhur me zhvillimin e fëmijës, sjelljet e tyre, edukimin rol të rëndësishëm kanë llojet e prindërimit. Mund të themi shembull tek prindi agresiv mundësia për bashkëpunim me fëmijët është i vështir, niveli i socializimit tek fëmijët është i ulët, pjesa emocionale fëmija është i ndejshëm, reagues, i mbyllur në vetvete.
Prindërit agresiv siç thuhet nga (Biddulph, 2006) nxjerrin ose fëmijë të trembur e frikacakë, ose fëmijë rebel e të pa shtruar ose të dyja bashkë.
Prindërit pasiv për të cilën mungon bashkëpunimi me fëmijët, kreativiteti, angazhimi, komunikimi, duke u dorëzuar pranë fëmijës së tij, fëmija nuk sillet konform rregullave, kur fëmija bashkëpunon me prindin dihet se kjo ndikon pozitivisht tek fëmija në sferën e tij emocionale, sociale si dhe duke ndikuar pozitivisht në performancen mësimore.
Prindi kërkues është lloji i prindit që sipas psikologut Biddulph janë të qartë, të vendosur të sigurt të qetë dhe kjo qasje, sjellje reflekton pozitivisht në personalitetin e fëmijës.
Dihet se fëmija përjeton emocione të ndryshme gëzim, pikëllim, i disponuar, i shqetësuar të gjitha këto janë normale. Por nëse fëmija jeton në një mjedis të qetë, të rregulluar, të cilat përveç nevojave fiziologjike do të jenë të kënaqura edhe nevojat e saj emocionale për simpati, ngrohtësi, dashuri prindërore.
Nëse mjedisi në të cilën jeton nuk gjen kënaqësinë e nevojave të cekura më lartë fëmija me sjelljen e vet do të tregojë se nuk ndihet mirë duke shfaqur agresivitet, probleme emocionale, probleme në sjellje vështirësi në procesin mësimor etj.
Ma. Sc. Besnik Sherifi/Psikolog Klinik (specializant)

