Diskoteka sulmohet me 20 plumba nga një veturë në lëvizje

Mediat raportuan pak më parë se diskoteka “Venom” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, mbrëmë ka qenë cak i gjuajtjeve me armë zjarri, për çka u desh intervenimi i Policisë, që rrethoi objektin me shirita.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se sipas informatave të para, objekti i diskotekës u gjuajt me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar nga një veturë që ishte në lëvizje

Pasi njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 20 gëzhoja që u shkrepën nga të dyshuarit.

Ende s’dihen motivet e sulmit.