Dita e 31 e luftës | Zelensky: Ushtria ukrainase i ka dhënë Rusisë goditje të fuqishme
Në fjalimin e tij me video gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rezistenca e trupave të tij i kishte dhënë Rusisë “goditje të fuqishme”.
Zelensky pretendon se më shumë se 16,000 trupa ruse ishin vrarë tani në konflikt.
Ai bëri thirrje që Moska të negociojë përfundimin e luftës, por paralajmëroi se nuk do të heqë dorë nga territori sovran.
“Mbrojtësit tanë po e çojnë udhëheqjen ruse drejt një ideje të thjeshtë dhe logjike: ne duhet të flasim, të flasim me kuptim, urgjentisht dhe me drejtësi”, tha ai.

