Dita e sotme fillon me mjegull, vazhdon me diell e vranësira

Sot parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell, kohë pas kohe me vransira, kryesisht të nivelit të lartë.

Ultësirave, vazhdojnë kushtet për mjegull, që lokalisht mund të mbetet edhe pas mesdite.

Temperaturat minimale zbresin në -2C e 1C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 11C e 12C, derisa pjesëve ku mjegulla mbetet më gjatë 4C e 9C.

Dominojnë qetësitë. Ditën frynë erë e lehtë drejtimesht të ndryshme 1-3m/s.

Ditën e enjtë mbetet mot kryesisht me diell, me temperatura maksimale që arrinë vlera deri në 12C e 14C.

Të premtën dhe të shtunën ekzistojnë mundësi që vransira të ulëta, të shtrihen pjesëve të ulëta të vendit, ndërkohë që temperaturat pësojnë rënie graduale deri në 9C e 7C gjatë fundjave.

Mundësi për mjegull ultësirave shfaqen ditën e diel, që edhe mund të qëndrojë më gjatë pas mesdite. Do të vazhdojnë të dominojnë qetësitë, ndërkohë që gjatë ditës frynë erë e lehtë, veriore e verilindore 2-4m/s, njofton Mendimi për Motin.