Dita e të zhvendosurve nga PMB: Kthimi që nuk ndodhi as pas 22 vjetësh
23 qershori është dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva.
22 vjet më herët banorët shqiptarë në disa lokalitete të komunave të Luginës së Preshevës u detyran t`i lënë trojet e tyre nga presionet dhe dhuna serbe.
Disa vendbanime shqiptare të brezit kufitar u zbrazën tërësisht nga presionet e shumta të forcave serbe që t`i lëshojnë trojet e tyre. Ndodhi largimi i popullatës autoktone në mënyrë të detyrueshme nga kjo hapësirë, në format më të dhimbshme.
Veçmas disa lokalitetet apo zona kufitare të komunave Bujanoc dhe Medvegjë, pothuajse u zbrazën tërësisht. Vetëm nga qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë dhe vetëm një pjesë e vogël tyre u kthyen nepër shtëpitë e tyre.
Ditën e 23 qershorit 1999, në këto anë filluan të arrijnë forca të mdha të ushtrisë, policisë dhe gjandarmërisë që tërhiqeshin nga Kosova.
Nuk është bërë asgjë edhe pas 22 viteve, për këto familje, për krijimin e kushteve për kthim.
Deri më sot askush nga përgjegjësit institucional qendror të Republikës së Serbisë nuk i ka vizituar e lere të ketë afruar ndonjë projekt a program serioz për kthim apo ri-integrim të banorëve të dëbuar.
Prandaj, çështja e të të dëbuarve, të zhvendosurve dhe të shpërngulurve nuk goxon të jetë temë e anatemuar, sikurse ata të jenë qytetarë të askujt./Refik Hasani

