Ditë e rëndë për Kosovën, sot 32 viktima nga COVID-19

Kosova ka përjetuar edhe një ditë të rëndë si pasojë e pandemisë COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të IKSHPK, betejën me virusin e kanë humbur 32 persona, derisa janë konfirmuar 1612 raste të reja pozitive.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Në total numri i rasteve aktive është 26.524.

Mediafokus.info merr vesh se vetëm në Spitalin e Gjilanit, gjatë këtij 24-orëshi janë shënuar 8 vdekje./Mediafokus.info/