Ditë e veçantë për ambasadoren e SHBA

Kjo e diel ka qenë ditë mjaft e veçantë për ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Duket se diplomatja ka dashur që ta kalojë ndryshe ditën e sotme.

Ambasadorja ka publikuar foto dhe video në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë një burri që i bie çiftelisë dhe këndon.

Kim shfaqet e veshur sportive dhe mjaft e qeshur, teksa shijon tingujt e çiftelisë.

Yuri Kim erdhi në Tiranë si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në janar 2020, me një karrierë të bujshme diplomatike.