Ditëlindja e 54-të e gjen presidentin Thaçi në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka ditëlindjen e 54-të. Por, për dallim nga 52 ditëlindjet e tjera, edhe kjo e sivjetmja, e dyta me radhë e gjen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Ditëlindja e 54-të, ish-presidentin Hashim Thaçi do ta gjejë larg familjes, miqve e bashkëpartiakve.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020, kur ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit dhe ishte transferuar në Hagë.

Arsye për këtë kishte qenë ngritja e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Aktakuza ndaj tij ishte ngritur në ditëlindjen e tij të 52-të .