Ditën e martesës dhëndri takon gjyshërit e tij në shtëpinë e të moshuarve

Çifti Christine dhe Peter u kurorëzuan me martesë këtë të shtunë (26 shtator). Dasma e tyre u bë në rrethana mjaft të pazakonta, atë të pandemisë globale. Dhëndri takon gjyshërit e tij në shtëpinë e të moshuarve.

Fotografi i çiftit, Brendan Samuels, ndau historinë e tyre prekëse në faqen e tij në Facebook.

Nusja organizoi një surprizë mjaft të bukur për Peter-in. Me sytë e mbuluar, dhëndri doli nga makina, i pavetëdijshëm për ribashkimin e afërt me gjyshërit e tij, transmeton OraNews.

Çifti u lejua të qëndronte jashtë dyerve të qelqta të shtëpisë së të moshuarve dhe të përshëndeste nga xhami gjyshërit e Peter-it.