Divorcet në Kosovë po rriten në nivel të frikshëm
Viteve të fundit në Kosovë, ka rritje të rasteve me divorce. Në bazë të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bëhet e ditur se gjatë periudhës janar-dhjetor 2023, kanë qenë 156 dhe 131 raste të shkurorëzimit.
Ndërsa në fillim të këtij viti, muaji janar prinë me 155 raste të shkurorëzimeve dhe në muajin qershor ka rënie të numrit të shkurozimit me 118 raste.
Psikologia klinike Lule Alidema në lidhje me çështjen e faktorëve të shkurorëzimeve në Kosovë ka thënë se kjo dukuri kryesisht po ndodh për shkak se martesat bëhen me baza interesi dhe me imponime nga familja.
Çrregullimet psikologjike si ankthi i xhelozisë patologjike, përdorimi i lëndëve narkotike, varësitë në rrjete sociale në theks varësi ndaj pornografisë etj, deklaron psikologia klinike për rtv21.
Avokati Fitim Klinaku, për Rtv21 thotë se njëri ndër faktorët që ndikojnë në zgjidhjen e martesës janë kushtet e rënda ekonomike dhe mënyra e të jetuarit ndryshe karshi botës virtuale.
Nga ana e sociologut Bekim Selishta po shihet mungesë e ndihmës së shtetit ndaj familjeve të reja.
Avokati Ardian Bajraktari thotë se sfiduese vazhdon të jetë edhe kontributi i gruas përgjatë kohëzgjatjes së martesës

