Djali dështoi t`i dalë zot të dashurës, qentë e mbytën vajzën
Një djalosh dështoi ta mbronte të dashurën e tij dhe e la atë që ta mbysin qentë. Italianja 20 vjeçare, Simona Cavallaro nuk ia doli të largohet bashkë me të dashurin e tij.
Djali që ishte duke shëtitur me të, arriti të largohej vetë, por la pas vajzën që nuk pati rrugë shpëtimi. Mësohet se 12 qenë e rrethuan Simonën dhe pastaj iu vërsulën.
Djali tha se ishte larguar me vrap dhe e kishte thirrur vazhdimisht Simonën që ta ndiqte, por ajo e terrorizuar, nuk kishte mundur të largohej. Qentë i ishin hedhur në momentin që kishte tentuar të largohej.
Së fundi, ka dalë dhe rezultati i autopsisë së 20 vjecares. Njëri prej qenve duket se nuk ishte një qen rrugësh, sic u mendua fillimisht, por qen i stërvitur për të mbrojtur bagëtitë. Pronari i tij, një 44-vjeçar është identifikuar dhe do të merret në pyetje nga policia.

