Djali e bën për spital babanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi ai e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, babai i tij ka pranuar tretman mjekësor.

“Vushtrri, 14.09.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht, babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)