Djali e rrah babën e bën për spital

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi ka rrahur babanë e tij, njofton policia.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht babain e tij, kosovar. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.