Djali e sulmon fizikisht nanën në Gjilan

Një person në Gjilan është arrestuar për dhunë në familje pasi ka sulmuar fizikisht nanën e tij.

Gjilan, 09.08.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij  viktimën femër kosovare me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)