Djali fajëson nënën pse ai përfundoi si hajn, cili është arsyetimi i nënës

Një grua nga Prizreni kishte refuzuar që birin e saj 14 vjeçar ta pranonte në shtëpi, kur policia e dërgoi për ta mbajtur arrestin shtëpiak më 24 shtator.

Ajo  tha se veproi kështu pasi mendon se në dorë të shtetit djali i saj si recidivist i veprave penale, do të ishte më i sigurt, njofton Klan Kosova.

Në koordinim me prokurorinë policia po e heton rastin e cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.

I mituri që po dyshohet edhe për vjedhje, tani ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan. (foto ilustrim)