Djali i bën problem nënës pse nuk i dha të holla për të blerë narkotikë, arrestohet

Policia ka njoftuar se dje në Lapnasellë të Podujevës ka rrestuar një person, pas mosmarrëveshjeve me nënën e tij, të cilës i ka kërkuar të holla për të blerë narkotikë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lapnasellë 25.10.2022 – 21:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka pasur një mosmarrëveshje me nënën e tij, viktimës femër kosovare.

Sipas viktimës i dyshuari është i varur nga narkotiket dhe se rasti sot ka ndodhur për shkak se viktima nuk i ka dhënë të holla për të blerë narkotikë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.