Djali i presidentit Vuçiq infektohet me coronavirus

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar në mbrëmje se djali i tij, Danilo, ka dalë pozitiv me Covid-19

Presidenti serb ka njoftuar se i biri është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

“Biri im ishte infektuar me coronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, ka shkruar Vuçiq në Instagram./Mediafokus.info/