Djali i Schumacherit pësoi aksident të tmerrshëm në Formula 1

I biri i Michael Schumacher, Mick Schumacher, është në gjendje të mirë shëndetësore, pas aksidentit të rëndë që e pësoi gjatë garimit.

Ngasësi i Formula 1, Mick Schumacher e ka pësuar një aksident të tmerrshëm në kualifikimet e garët së shpërblimit të madh të Arabisë Saudite.

I biri i legjendës së këtij sporti, Michael Schumacher e pati një përplasje të frikshme në një kthesë pasi e humbi kontrollin e makinës, njofton “CNN”, përcjell “Gazeta Express”.

Por, fatmirësisht Schumacher junior kaloi pa lëndime të rënda, edhe pse e humbi garën e nesërme në “Jeddah Corniche Circuit”.