Djali i vërsulet me thikë babait 80-vjeçar

Personi me inicialet S.V., 47-vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, e ka goditur me thikë babanë e tij, D.V, 80-vjeç.

Autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Fier, ndërsa babai i tij ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku po trajtohet.

Sipas njoftimeve të policisë, 80-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. (foto arkiv)