Djali nga Gjilani e rrah babanë, arrestohet

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se dje është arrestuar një person në Gjilan nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij,

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan  17.12.2023-21 : 45. Me 18.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.