Djali nga Vushtrria e rrah babain, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Një burrë nga Vushtrria e ka lajmeruar djalin në polici, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj tij.

Njoftimi i policise:

Vushtrri 24.03.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar.

Nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.