Djali rrah babanë në Prishtinë, një tjetër në Gjakovë rrah nënën
Në dy raste të ndara, fëmijët kanë rrahur prindërit e tyre. Në Prishtinë, policia u informua për një rast të rëndë, ku dyshohet se djali ka rrahur babanë e tij.
Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të palëve rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se viktima pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndërkaq një rast tjetër ka ndodhur në Gjakovë, ku një person është arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje.
Sipas policisë, dyshohet se ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe ka dëmtuar disa orendi shtëpiake.
Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

