Djali rrah nënën, arrestohet nga policia
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij, njofton Policia e Kosovës, shkruan Mediafokus.info.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj si dhe më datë 07.06.2021 i njëjti nën ndikim të alkoolit iu kishte shkaktuar familjarëve dhunë psikike. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe i njëjti ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin e policisë.


 
 
						 
						