Dje, për herë të parë Vuçiq tha: Kosova ka tani ushtrinë e saj
Spartak Ngjela
Aleksandër Vuçiç ka hyrë në një rrjedhë më ndryshe, me atë që ai i thosh “pushtimi Kosovës”
Ka me shumë se 2 vjet që dështon, por me një ndjenjë megalomanie iu thotë serbeve:
Kosovën po e mbrojnë perëndimorët.
A thua se kjo është një gjëmë arbitrare që po i bëhet Serbisë!
I.
Po çfarë të drejte na paska Serbia kundrejt një shteti të pavarur dhe dy milionë shqiptarëve që jetojnë në shtetin e tyre!
Askush veç Rusisë nuk e kupton dot këtë të drejtë.
Por Vuçiç dje tregoi lodhje dhe tërheqje të pjesshme nga doktrina e tij, e cila quhet “pushtim ushtarak i Kosovës”.
Dhe tani është e kuptueshme se tërheqja e plotë nga kjo tezë, Vuçiçin e rrëzon nga pushteti.
Prandaj flet me të gjithë forcën e tij se do që të fitojë pushtet të plotë në Serbi.
Por dje na doli me një risi, se për herë të parë tha: Kosova ka tani Ushtrinë e saj.
Dhe nuk kuptohet qartë se kujt ia tha këtë: ia tha vetes apo popullit serb që po shkon përditë e më shumë në pesimizëm.
II.
Por, çfarë është kjo rënie psikologjike e Vuçiçit dhe gjithë Serbisë për “humbjen e Kosovës”?
Askush nuk e kupton dot.
Por çfarë ka humbur ky qesharak i absurdit të kohës, kur vetë thotë se në Kosovë janë 2 milionë shqiptarë!
Dhe ka kaq naivitet kriminal në fjalët e tij sa e mendon humbje faktin që serbët nuk i kanë më të pushtuar shqiptatët e Kosovës.
E kuptoni se cilët kanë qenë drejtuesit e politikës së lartë në Serbi që nga vitib1912?
Dhe tani, si nivel i ulët i mendimit politik që është, Vuçiç thekson si shfajësim ndaj shoqërisë së tij faktin që Kosova ka mbrojtje të fortë ndërkombëtare.
Po ky politikan i katundit ballkanik, e ka harruar që për çlirimin e Kosovës është bombarduar Beogradi me avionët më modernë te Shteteve të Bashkuara të Amerikës?!
Asgjë nuk i bën përshtypje një ish pushtuesi që si kryeministër mendon se vetëm me çështjen e Kosovës mes retorikes “e mora sot e mota nesër”; do të mbajë pushtetin e tij në Beograd.
Por dje Vuçiç fillojë tërheqjen e butë kur tha: Kosova ka mbrojtje ushtarake, domethnënë do shohim një tërheqje të ngadaltë.
Por, me këtë tërheqje, nuk mund të shkojë deri në njohjem e Kosovës, se me këtë kërkesë, ai rrëzohet në Beograd për 24 orë.
Por kot po lodhen, ai dhe serbët, sepse pavarësia e Kosovës është e sigurt.
Por të gjithë këta që kanë qenë pushtues të tokave shqiptare kanë humbur përfundimisht përballë forcës së shqiptarisë.
Dhe kanë vetëm një shpresë: të përdorin shqiptarët e shitur kundër Kosovës dhe Shqipërisë.
Por kot e kanë, sepse Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë hyrë tashmë në historinë e tyre të etnisë shqiptare.

