Djellza Ademi (24) kërkon besimin tuaj: Do të jem zëri më i fuqishëm i qytetarëve në vendimmarrje

Djellza Ademi, kandidatja e LDK-së për anëtare të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ka qenë në vazhdimësi zëri më i fuqishëm i rinisë dhe i gruas në politike.

Aktivistja shumëvjeçare e kësaj partie, e cila mban numrin 24 në listën zgjedhore, në dhjetë vitet e fundit, ka pasur ndikim konkret përmes projekteve në zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve dhe fuqizimin e grave.

“Zotohem se do të jetë zëri më i fuqishëm i qytetarëve pa dallim në vendimmarrje”, thotë Djellza, e cila po merr përkrahje të madhe në këtë fushatë elektorale.

Ditë më parë, ajo organizoi një tubim madhështor me familjarë dhe miq, duke e përçuar mesazhin e madh të fitores së saj dhe kandidatit për kryetar, Arbër Ismajli.

“Kur familja, miqtë dhe besimi bashkohen, fuqia për ndryshim bëhet e pamposhtur. Me Arbërin kryetar, Gjilani ka një të ardhme më të mirë përpara”, është shprehur kandidatja e LDK-së për anëtare të Kuvendit të Gjilanit, Djellza Ademi.