Djemtë e Dajës fitojnë në Turqi

Ekipi kosovar Ballkani nga Suhareka ka shënuar fitore historike në Ligën e Konferencës, në një lojë dramatike.

Djemtë e Dajës fituan me rezultat 3:4, me përmbysje të rezultatit, pasi vendasit kaluan në epërsi që në minutën e parë të ndeshjes.

Kapiteni Armend Thaqi shënoi nga distanca në minutën e 20-të për të barazuar fillimisht rezultatin (1:1).

Arbër Potoku e shënoi golin e dytë (1:2) në minutën 31.

Meriton Korenica shënoi në minutën e 66-të për rezultatin 1:3.

Skuadra turke nuk u dorëzua në asnjë moment dhe ia doli të shënojë edhe dy gola tjerë në minutat 75 dhe 90+1.

Por, Ballkani nuk u dorëzua dhe arriti të shënonte gilin e katërt, nëpërmjet Ermal Krasniqit në minutën 90+4.

Kështu, Ballkani e mori fitoren e parë dhe tani me 4 pikë të grumbulluara renditet në pozitën e dytë në grup, aq sa ka edhe Sivasspori një pozitë më poshtë.

Ballkani e pret Sivassporin më 13 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me një Dajë të fortë si Iliri, Ballkani mund të synojë më shumë./Mediafokus