“Do të kem nevojë për ty gjithmonë” – kështu e kujton Janina të dashurin e saj nga Kosova
Ikja e hershme nga kjo botë e djaloshit nga Vitia, Florent Frangu e ka prekur tej mase të dashurën e tij gjermane, Janina Caldicott.
Janin ka bërë një dedikim të ndjeshëm për engjëllin e saj.
Engjëlli im,
Në mëngjes u përshëndetëm për herë të fundit.. Nëse do ta dija se do të ishte hera e fundit, do të të kisha përqafuar edhe pesë minuta më shumë. Zemra ime po pikon gjaku. Gjithmonë thoshim se mund të bënim gjithçka së bashku. Tani duhet të pres derisa të shihemi përsëri. Më mungon çdo sekondë buzëqeshja jote, zëri yt dhe dashuria jote. Ti je shpirti im. Do të kem nevojë për ty përgjithmonë. Do të jem gjithmonë mirënjohëse ndaj Zotit që na bashkoi.
Fli i qetë engjëlli im. Të dua, te dua, të dua. E jotja përgjithmonë Janina…

