Do të ndiqen penalisht personat që shkaktojnë zjarre të qëllimshme

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet pranë nënstacionit në Muqivërc, në vazhdën e zbatimit të Strategjia e Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një takim me Komitetin Lokal për Siguri Publike (KLSP).

Gjendja e sigurisë është vlerësuar e mirë nga ana e të pranishmëve. Është diskutuar rreth përhapjes së zjarreve që kohëve të fundit ka pas raste në Komunën e Dardanës dhe Ranillugut.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek qytetarët që të kenë kujdes derisa pastrojnë hapësirat e tyre, pasi po kontribojnë në përhapjen e zjarreve në hapësirat të hapura fushore dhe pyje.

Me këtë rast po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për jetën dhe pronën e qytetarëve tjerë.

Policia e Kosovës do të jetë e pa kompromis ndaj të gjithë atyre që më qëllim shkaktojnë zjarrvënie.

Në tri raste janë lokalizuar të dyshimtët dhe ndaj tyre është ushtruar kallxim penal për “zjarrvënje të qëllimshme” dhe rastet tjera janë duke u hetuar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan së bashku me Komitetin Lokal për Siguri Publike (KLSP) dhe akterët tjerë janë të angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, do të ndiqen penalisht, thuhet në njoftim.