Dogana e Kosovës ka mbledhur 15 miliardë të hyra për 22 vjet punë
Arritjet e Doganës së Kosovës dhe kontributi i dhënë shoqërisë gjatë viteve kanë qenë të rëndësisë jetike dhe janë arsye për mburrje për shoqërinë dhe institucionet.
Dogana e Kosovës ka filluar punën nga zeroja me 3 shtator 1999, me një staf prej 35 zyrtareve, ndërkaq sot Dogana e Kosovës ka ngrite kapacitetet te një administrate doganore profesionale, me rreth 580 zyrtarë, me pajisje dhe vegla moderne, kapacitete bashkëkohore që konkurrojnë edhe me vendet e zhvilluara.
Dogana e Kosovës është anëtare e plote e Organizatës Botërore te Doganave dhe kjo është e arritur e madhe për këto 22 vite.
Deri më tani Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi 15 miliardë euro të hyra për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe ky përvjetor shënohet edhe me disa rekorde mbresëlënëse që i ka mundësuar zhvillimit ekonomik, sidomos gjatë muajve të fundit, përtej sfidave të imponuara nga pandemia.
Sivjet, deri tani ka mbledhur mbi 878 milionë euro apo 34% më shumë se vitin 2020, përkatësisht 15% më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019.
Progres është regjistruar përtej pritjeve edhe në vlerën e mallrave të eksportuara sivjet. Për periudhën e njëjtë krahasuar me vitin paraprak kemi 67% më shumë vlerë të mallrave të eksportuara, ndërsa që edhe viti 2020 me vitin 2019 ka qenë mbi 25% më i lartë.
Gjate këtyre 22 viteve Dogana ka luajtur rol te rëndësishëm ne luftimin e ekonomisë e joformale, kontrabandës, falsifikimeve dhe formave te tjera te krimit te organizuar, ku janë zbuluara me dhjetëra mijëra raste te kundërvajtjeve dhe mijëra raste te veprave penale, qe efekti direkt dhe indirekt ne te hyra është me qindra milionë euro, ku vetëm për ketë periudhe te këtij viti 2021 vlera e te gjitha mallrave te zbuluara sipas kundërvajtjeve doganore është mbi 50% më e larte se vitit paraprak.

