Dogana: Kapet sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve në Gjilan
Njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë, si dhe Administratën Tatimore të Kosovës kanë realizuar një operacion në Gjilan ku janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve.
Dje gjatë ditës njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ATK kanë kanë bastisur dy lokacione ku është hasur në mallra të kontrabanduara.
Në lokacionin e pare janë gjetur këto mallra:
1. Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg (me mbishkrime)=2120 kg
2. Duhan i grirë i përpunuar refuz=440 kg
3. Duhan i papërpunuar refuz=2600kg
4. Cigare pa banderola R@M=5000 pako=100000 cigare
5. Cigare pa banderola A@B, Merhaba=540 pako=10800 cigare
6. Aditiv i lëngshëm, aromë për prodhim të duhanit HERTZ@SELC 3x 25l=75 litra
7. Makinë e përdorur për paketim të duhanit Model SF 150 LW Nr.(100kg)=1 pce
8. Makina te përdorura per grirje te duhanit pa marka (rreth 400 kg)=2 pce
9. Peshore elektrike pesha maksimale 40 kg=2 pce
10. Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga PVC-Najlloni=1978 kg
11. Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga kartoni=1162 kg
Në lokacionin e dytë janë gjetur këto mallra:
1. Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg (me mbishkrime) = 223.5kg
2. Cigare pa banderola Cosmopolitan 5500 pako = 110000 cigare
3. Cigare pa Banderola CANGARO 2430 pako = 48600 cigare
4. Cigare pa Banderola NORTH 3800 pako = 76000 cigare
5. Cigare pa banderola WISTON 1250 pak = 25000 cigare
6. Cigare pa banderola Pall Mall 166 pako=3320 cigare
7. Cigare pa banderola Marlboro Touch 60 pako = 1200 cigare
8. Cigare pa banderola Marlboro 930 pako = 18600 cigare
9. Cigare pa banderola Kuper 170 pako = 3400 cigare
10. Filtera për cigare me mbishkrime te ndryshme 71 pako = 774000 copë.
Malli i gjetur është sekuestruar nga Dogana e Kosovës. Derisa Dogana bën ftesë për qytetarëve për bashkëpunim përmes 0800 50095 sepse vetëm së bashku ndërtojmë të ardhme, thuhet në njoftimin e Doganës.

