Dogana sekuestron 246 kilogramë mjaltë në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Dogana ka ndaluar një veturë me targa serbe e drejtuar nga shtetasi i Serbisë, ku ka gjetur dhe konfiskuar 246 kilogramë mjaltë.“Në magjistralen Gjilan-Prishtinë është ndaluar automjeti Audi, me targa serbe, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit të automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg mjaltë pa asnjë dokument përcjellës dhe dyshohet se janë sjell në mënyrë të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftimin e doganës.

Vlera e mallit sipas tregut, është mbi 2.500 euro, ndërsa shmangia nga taksat është mbi 1.000 euro.

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë.