Dogana zbulon përme skanerit mallra të fshehura te një udhëtar

Sot në orët e mëngjesit oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e mallrave të ndaluara. Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” oficerët dogana kanë ndaluar për kontroll një udhëtar, i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll.

Pas imazheve të skanimit të cilat kanë detektuar mallra të ndaluara është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mallra të ndaluar.

Për arsye të natyrës së mallrave duke konsideruar se malli i gjetur në valixhen e udhëtarit hynë në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse dhe i njëjti nuk është deklaruar nga
udhëtari. Konform procedurave rasti i është dorëzuar policisë, thuhet në njoftimin e Dognës.

Mallrat e ndaluar:
1. Dylbi për armë të markës – 2 copë;
2. Laser për armë – 5 copë;
3. Dylbi të markës – 1 copë;
4. Këmbë për armë  – 1 copë;
5. Shigjetë harkore – 1 copë;
6. Laser për centrimin e armës – 3 copë;
7. Aksesore për armë gjuetie – 3 copë;
8. Mbajtëse e revoles – 1 copë;
9. Mbajtëse e armës dhe karikatorit – 1 copë.