Dokument: Ja sa shqiptarë kishte Shkupi, Tetova dhe Gostivari para një shekulli
Nga një dokument, fotokopje e dokumentit origjinal të statistikave te Perandorisë Osmane, të cilin Komisioni Shqiptar e kishte përdorur në Konferencën e Paqes në Paris 1919, për t’i mbrojtur territoret e banuara me shqiptarë, mësojmë edhe për numrin dhe përkatësinë e tyre kombëtare.
Sipas kësaj statistike, Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë kombëtare shqiptare, shkruan infoculture.info.
Rozhaja kishte gjithsej 17466 banore, ku 15.032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë, kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.
Tetova kishte pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorët sllavë.
Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë ndërsa Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë. Prizreni kishte 64569 shqiptarë, 17219 serbë e asnjë turk. Ndërsa Gjakova kishte 70963 shqiptarë e 687 serbë.


