Dolce befason në Grande Fratello: “Jo, jo, nuk jam e lidhur”
Shkëmbimi i banorëve mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello ka nisur me një surprizë jo shumë të këndshme për mbështetësit e çiftit Dolce-Edi.
Mbrëmjen e djeshme, Dolce është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Itali, si pjesë e shkëmbimit, ku bëri edhe një deklaratë që ka habitur ndjekësit e BBVK.
Gjatë bisedës së parë njohëse me banorët italianë, Dolce është pyetur troç për statusin e saj: “A je e lidhur me dikë?”.
Përgjigja e saj ishte e menjëhershme dhe e prerë: “Jo, jo”, duke mos e përmendur fare Edin.
Ditëve të fundit, mes saj dhe Edit në BBVK nuk kanë munguar puthjet pasionante, përqafimet dhe xhelozitë tipike të një çifti.
A është kjo një strategji e Dolces para italianëve apo atë që ka ndodhur me Edin e konsideron thjesht një flirt që mbetet brenda kufijve të Kosovës.

