Doli për boronica, ra në greminë dhe vdiq

Një person në Prizren kishte dalë për boronica, por dyshohet se ka rënë në një greminë dhe ka vdekur. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.  

Prizren, 29.08.2021 – 15:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë mbledhjes së boronicave në mal, në rrethana të pa njohur ka rënë në një greminë dhe si pasojë ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.