Don Xhon publikon foto nga gjykata, tregon kë e ka “mbytë”

Pas pranimit të fajësisë, reperi Xhonatan Isufi, i njohur me nofkën Don Xhoni, është dënuar me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktgjykimit, i njëjti është obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Don Xhoni është deklaruar fajtor.

“Ndjehem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”, ka thënë Isufi.

Para pak minutave, Don Xhon ka reaguar në Instagram me një fotografi nga gjykata.

“E pranova fajsinë qe e kom myt EP-ne. Shihemi shpejt!”, ka shkruar reperi nga Drenica.