Donald Trump prezanton rrjetin e tij social

Sikurse e kishte paralajmëruar disa kohë më parë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të hapë rrjetin e tij social, të quajtur “Truth Social”.

Sikurse vetë ai e deklaroi, ky rrjet do të konkurrojë rrjetet e tjera si Facebook apo Twitter.

“Jetojmë në një realitet ku talebanët janë gjerësisht të pranishëm në Twitter dhe presidentit amerikan i mbyllet goja”, tha Trump.

“Jam i emocionuar që do ju shpërndaj të vërtetën nëpërmjet rrjetit Truth”, shtoi ai.

Facebook Inc i pezulloi llogaritë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Facebook dhe Instagram për dy vjet. Ai u ndalua për një kohë të pacaktuar nga të dy rrjetet sociale në janar pas postimeve që bëri në trazirat e Kapitolit të SHBA-së.