Donita Haziri: Gjilani ka nevojë për zëra të rinj që nuk premtojnë kot, por marrin përgjegjësi

Ishte një mbrëmje e mbushur me energji, besim dhe me një mesazh të qartë: Gjilani ka nevojë për zëra të rinj që nuk premtojnë kot, por marrin përgjegjësi.

Unë vij nga ky qytet, i njoh rrugët, lagjet dhe fshatrat e tij. Çdo problem dhe çdo mungesë e ndjej si timen. Për mua ky angazhim nuk është vetëm politikë, është detyrim ndaj vendit tim dhe njerëzve që dua.

Faleminderit secilit që ishte i pranishëm dhe që tregoi se Gjilani ka forcë dhe vullnet për më shumë. Me votën tuaj, zëri i rinisë, i grave, i vajzave dhe i çdo qytetari do të dëgjohet aty ku merret vendimi për të ardhmen.

Bashkohuni me mua për një Gjilan më të drejtë, më të zhvilluar dhe më afër njerëzve të tij. Ky është momenti ynë. #39 🗳️