Dorëzohet në polici Ardit Zymberi, i dyshuar për vrasjen në Mitrovicë
Ardit Zymberi, i dyshuari për vrasjen e djaloshit 25-vjeçar në Mitrovicë, është dorëzuar sot në polici dhe ndaj tij, ndërkohë që i dyshuari tjetër L. B., 21 vjeçar, mbetet në kërkim nga policia.
A.M., vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke, ka njoftuar policia.
Një ditë pas vrasjes policia ka njoftuar për bastisjen e lokacioneve, të cilat dyshohej se ishin strehë e të dyshuarve.
Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë – mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar për substancë narkotike.

