Dr. Uka: Mirënjohje për mantelbardhët e Gjilanit, po punojnë natë e ditë për t’iu dalë në ndihmë pacientëve
Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili, në një prononcim për Mediafokus.info, ka folur për gjendjen e përballjes me pandeminë COVID-19, për trajtimin e pacientëve të infektuar.
Në këtë pronononcim, IsmaIli ka shprehur mirënjohje për mantelbardhët e Gjilanit, të cilët, sipas tij, po punojnë natë e ditë për t’iu dalë në ndihmë pacientëve.
“Shpreh mirënjohje për stafin e Spitalit të Gjilanit, veçanërisht për gjashtë infektologët, të cilët natë e ditë përkujdesen për t’iu dalë në ndihmë pacientëve të infektuar me COVID-19. Në Shtabin e Spitalit të Gjilanit bëjnë pjesë, internisti, anestezilogu, pulomologu, i emërgjencës dhe infektologu, nën udhëheqjen e shefit të Infektivës, dr Mirvete Kurteshi”, ka thënë Ismajli për Mediafokus.info.
Cili është kapaciteti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit për trajtimin e pacientëve me COVID-19?
Sa pacientë pozitivë me COVID-19 po trajtohen aty?
Pse po vonohen rezultatet e testeve për COVID-19?
Cili është vlerësimi i tij për Komitetin Komunal të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19?
Pas sa muajsh u takua për herë të parë me nipin e tij?
Për këto dhe të tjera, ndiqeni sonte deklaratën e Dr. Ukshin Ismailit, në ora 20:30, në faqen zyrtare të Mediafokus.info, në Facebook.