Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë aplikon për mjeke, refuzohet
Në konkursin e fundit për tre mjekë të përgjithshëm në Kamenicë, ka aplikuar edhe drejtotesha e Shëndetësisë, Eurona Hoda.
Çuditërisht, Hoda figuron në listën e kandidatëve të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret e konkursit për t’u ftuar në intervistë.
Mediafokus i është drejtuar me pyetje drejtoteshes Hoda, përmes adresës zyrtare, në lidhje me arsyet e refuzimit të saj, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.
Zonja Hoda, me aq sa figuron në webfaqen e Komunës, është në krye të Shëndetësisë Primare për Kamenicë. /Mediafokus.info


