Drejtori e mbush veturën personale me karburant dhe ia faturon institucionit të Spitalit Rajonal

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë lidhur me veprimin e ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, Halit Gërbeshi, me dyshimin se ka keqpërdorur paranë publike për nevoja personale, ku ai sipas deklarimit tij në një mediumit ka pranuar se ka bërë një veprim të tillë duke e mbushur veturën e tij personale me karburant nga pompa “HIB”, derisa këtë e faturon në emër të institucionit të Spitalit Rajonal të Ferizajt dhe ky veprim është i sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me nenin 414 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

AVONET kërkon nga Dr. Valbon Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK që të ndërmerr masa urgjentisht dhe të filloj procedurat disiplinore ndaj z. Gërbeshi.

Poashtu, AVONET kërkon nga Kryesuesja e Bordit Drejtues të SHSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi të formoj komisionin për të verifikuar këtë veprim të tij.

Andaj, AVONET kërkon nga Prokuroria Shtetit dhe Policia e Kosovës të fillojnë hetimet lidhur me këtë dyshim për keqpërdorim të parasë publike.