Drejtori Rajonal i Policisë në Gjilan ka pritur në takim zyrtarë të OSBE
Drejtori Rajonal i Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi ka pritur në takim pune zyrtarë të lartë të OSBE–së, sektori për zhvillim dhe përkrahje të PK-së, z. Maurizio Mitrano, shef i sektorit për zhvillim të Policisë së Kosovës dhe Znj. Anastasiia Sozina, zyrtare e lartë për zhvillim të Policisë së Kosovës.
Kolonel Rukiqi i falënderoi përfaqësuesit e lartë të misionit të OSBE-së, për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën e dhanë në trajnime në aspektin e ngritjes profesionale që ofrohet nga ky mision për Policinë e Kosovës në Drejtorin Rajonale të Gjilanit.
Zyrtarët e OSBE-së po ashtu premtuan se misioni i tyre në vazhdimësi do ta përkrah dhe mbështet Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit, veçanërisht në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale, në fusha dhe lëmi të ndryshme, aty ku shihet e nevojshme që misioni i tyre mundë të japë përkrahje dhe ndihmë.
Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj, thuhet në njoftimin e policisë.

