Drejtuesi i makinës ishte shtetas shqiptar, viktima është kosovar
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku një personi, i cili ndodhej si bashkudhtar në veturë, humbi jetën nga përplasja e veturës me mbrojtëset anësore.
Drejtuesi i mjetit është një shtetas shqiptar, ndërkaq viktima është kosovar.
Njoftimi i policisë:
Autostrada Ibrahim Rugova, Km 10 drejtimi Vërmicë, 20.04.2022 – 11:25. Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

