Drilona Musa, finaliste e ‘The Voice of Switzerland’

Drilona Musa, vajza shqiptare nga Kosova ka ”pushtuar” skenën e “The Voice Switzerland” në Zvicër, shkruan albinfo.ch, përcjellë mediafokus.info

Që në paraqitjen e parë, në audicionet e fshehta, Drilona goditi fort me zërin e saj dhe me mjeshtri të veçantë të trajtimit të këngës, vlera këto që i posedon ajo.

Artistja e re shqiptare është rritur dhe jeton në Bazel të Zvicrës. Musa pati një sukses të madh me paraqitjen e saj në programin “The Voice of Switzerland” të vitit 2020, duke arritur deri në finale, por aktiviteti u ndërpre për shkak të pandemisë.

Muzika është një pjesë e rëndësishme e jetës së saj dhe gjatë këtij viti Drilona planifikon të publikojë disa këngë të reja.