Drita arrin fitore ndaj Dukagjinit
Drita ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit, në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar.
Pjesa e parë u përmbyll pa gola. Kurse goli i parë u shënua në minutën e 76-të, nga Selmani.
Krasniqi dyfishoi epërsinë për mysafirët nëntë minuta më vonë.
Deri në fund gola nuk pati dhe Drita arkëtoi tri pikët e radhës, ku tani është ngritur në pozitën e pestë me 12 pikë.
Kujtojmë se gjilanasit kanë dy ndeshje më pak.

