Drita dhe Gjilani i ndajnë pikët
Dy rivalët më të mëdhenj lokalë në Superligën e Kosovës, Drita dhe Gjilani i kanë pikët, duke luajtur 1:1.
Gjilani, i cili mbetet pretendenti kryesor për titull, kaloi i pari në epërsi nëpërmjet Krasniqit (minuta 20), ndërsa Drita barazoi në pjesën e dytë nëpërmjet Blakçorit (minuta 54).
Pas kësa jave, Gjilani mbetet i dyti në tabelë, me 47 pikë, një më pak se kryesuesi aktual, Ballkani (48), i cili pësoi humbje.
Drita ndërkaq, që po ashtu ka ambicie reale për njërën nga dy pozitat e para, me këtë barazim mbetet në vendin e tretë, me 42 pikë.


 
 
						 
						